Dëmtimi i Haalandit rezulton më i rëndë, ja kur kthehet norvegjezi

18:40 | 4 Mars 2022
Lorik Gerbeshi

Nuk ka fund kalvari i vuajtjeve për Erling Haaland. Janë bërë 42 ditë që sulmuesi norvegjez nuk po jep kontribut te Dortmundi dhe, siç raporton tani gazeta gjermane “Bild”, kthimi i tij në fushë nuk do të ndodhë para pauzës së shkurtër për ndeshjet e përfaqësueseve.

Dëmtimi i 21-vjeçarit ka rezultuar më i rëndë nga sa parashikohej, kështu që është e pamundur që ai të jetë nën urdhrat e trajnerit Rose gjatë muajit shkurt.

Haaland udhëtoi për në Mynih këtë javë dhe u dorëzua në duart e Ralph Frank, një specialist i biostatikëve, i cili në të kaluarën tashmë ka ndihmuar shumë për t’i dhënë fund lëndimeve të kapitenit Marco Reus.

Te Borussia e Dortmundit nuk duan të rrezikojnë me lojtarin më të mirë, diferencial, kështu që Haaland do të duhet të presë të paktën edhe disa javë që të jetë në gjendje të ndihmojë skuadrën për objektivat që i kanë mbetur.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme