Vuçiq: Serbia nuk do të futet në asnjë luftë

15:50 | 4 Mars 2022
V. S.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se Serbia “as nuk është në luftë, e as që do të futet në një të tillë”.

Këtë garanci ai ua dha qyterarëve të vendit të tij, nëpërmjet një video- mesazhi në rrjetet sociale.

“Ju lus të mos bini pre e provokimeve që thonë se nuk kemi mjaftë derivate të naftës, e as ushqime”, porositi ai. Do të ketë mjaftë ushqim, mjaftë benzin, dhe gjithçka që na duhet në të ardhmen, sepse për to është kujdesur shteti I përgjegjshëm dhe serioz.Silluni në mënyrë të zakonshme sikur çdo ditë tjetër, sepse do ta ruajmë paqen, dhe do të shohim se si ta zhvillojmë më shpejt ekonominë serbe”, tha ai./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme