Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka pritur në takim Drejtoreshën e Projektit EUKOJUST nga IRZ-ja, Teresa Thalhammer, me bashkëpunëtorë.
Kryeprokurori Lumezi dhe Drejtoresha Thalhammer patën diskutime të frytshme për aktivitetet e përbashkëta, të cilat janë zhvilluar deri me tani dhe ato që pritet të realizohen në kuadër të Projektit EUKOJUST.
Po ashtu, ata shkëmbyen pikëpamje për çështje të ndryshme, që ndërlidhen me procesin e reformave në sistemin e drejtësisë, rishikimin funksional të sundimit të ligjit dhe konsolidimin e institucioneve të pushtetit gjyqësor.
Kryeprokurori Lumezi, ka vlerësuar lart ndihmën e Projektit EUKOJUST të dhënë në fusha të ndryshme për institucionet e drejtësisë dhe sistemin prokurorial.
Në fund, bashkëbiseduesit, shprehën gatishmërinë e ndërsjellë për thellimin e bashkëpunimit dhe partneritetit, i cili do të jetë në shërbim të nevojave të sistemit prokurorial./arbresh.info/
Xheneta, Drilonit: Me qenë ti vëllai im, do më kishte ardhur...
Kasanof takim me Ramën: Mbështetje Shqipërisë për çështje ky...
Nëntë filma të shfaqur në DokuFest në listë të gjatë për Çmi...
Sinani thotë se autoritetet serbe ia ndaluan ministrit Çeku ...
Për çfarë arsye do ndahej Lela nga Leo?
Polonia regjistron më shumë migrantë në kufi me Bjellorusinë