Kjo tabelë “LAS VEGAS CASINO”, vazhdon të qëndrojë në Graçanicë, pavarësisht faktit se më 10 maj 2019 ka hyrë në fuqi Ligji për ndalimin e lojërave të fatit, raporton arbresh.info.
Portali arbresh.info ka filmuar për disa ditë rresht lëvizjet gjatë ditës dhe gjatë natës për të parë nëse në këtë objekt zhvillohen këto lojëra në kundërshtim me ligjin.
Në Policinë e Kosovës thonë se çdo informacion e trajtojnë sipas detyrave zyrtare konform ligjit, por që nuk ka dhënë detaje nëse ka pasur ndonjë aksion së fundi në këtë pikë.
“Policia e Kosovës është institucion i zbatimit të ligjit dhe të gjitha veprimet e saja i ndërmerr konform autorizimeve ligjore që ka, në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë dhe institucionet tjera relevante. Ç’do informacion apo rast e trajton sipas detyrës zyrtare në bashkëpunim me organet e drejtësisë. Lidhur me këtë mund t’i adresoheni autoriteteve kompetente”, thuhet në përgjigjen e policisë.
Se pse kjo tabelë po qëndron akoma arbresh.info ka kontaktuar edhe me Administratën Tatimore të Kosovës, por që nuk kanë kthyer përgjigjeje.
Në aspektin ligjor avokati Tomë Gashi, për arbresh.info tha se duhet të bëhet heqja e atyre tabelave pasi që janë në kundërshtim me ligjin në Kosovë.
“Ato janë në kompetencë të komunës në këtë rast të Graçanicës, dhe është përgjegjësi e saj, dhe ato duhet apo mund t’i largojnë për shkak se është një lloj joshjeje për lojëra të fatit të cilat në Kosovë janë të ndaluara”, deklaroi Gashi.
Kujtojmë që Policia e Kosovës së fundi ka zhvilluar një aksion në Suharekë ku ka hasur në 14 persona duke zhvilluar këtë veprimtari, ndërkaq ka sekuestruar të gjitha mjetet që kanë qenë brenda lokalit./arbresh.info/
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...