Shënimin e 24 vjetorit të Epopesë së UÇK-së, Mehaj fton qytetarët të marrin pjesë

14:01 | 4 Mars 2022
V. S.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, në cilësi të Kryetarit të Këshillit Organizativ ka ftuar të gjithë qytetarët e vendit për pjesëmarrje sa më masive në aktivitetet e planifikuara sipas agjendës shtetërore të Manifestimit Gjithëpopullor Tradicional në shënimin e 24 vjetorit të Epopesë së UÇK-së, më 5,6 dhe 7 mars.

Manifestimi organizohet nën patronatin e Kryeministrit Kurti dhe përkujdesjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës, dhe me pjesëmarrje të të gjitha institucioneve shtetërore, qendrore e lokale dhe organizatave të Luftës së UÇK-së.

Agjenda shtetërore e aktiviteteve të manifestimit.

5 mars 2022

11:00 Ceremonia e Rreshtimit të Njësive Ushtarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës

Vendi: Kazerma “Adem Jashari”, Prishtinë

12:00 Seancë solemne e Kuvendit e Republikës së Kosovës

12:00 – 15:00 Ditë e hapur për qytetarët e Republikës së Kosovës

Vendi: Kazerma “Adem Jashari”, Prishtinë

– Aktivitete me nxënës në shkollat e Republikës së Kosovës

– Seanca solemne në kuvendet komunale

6 mars 2022

09:00 Homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”

12:00 Homazhe në komplekset memoriale të dëshmorëve të UÇK-së

11:00 – 17:00 Instalacion me fotografi dhe video: Historia e 5, 6 dhe 7 marsit

Vendi: Sheshi “Skënderbeu”, Prishtinë

17:00 Akademi përkujtimore Vendi: Salla e Kuqe në Pallatin e Rinisë, Prishtinë.

7 mars 2022

– Ora e parë mësimore i kushtohet Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

18:00 Manifestimi “Nata e Zjarreve”, koncert në sheshin “Adem Jashari”, Skënderaj

18:00 Ndezja e flakadanëve në 7 zonat e UÇK-së dhe në Kazermën “Adem Jashari”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme