Më 25 shkurt, Kosova u është bashkuar shteteve që i kanë vënë sanksione Rusisë, pas fillimit të sulmeve në Ukrainë.
Nga ky vendim, sanksione u janë vënë 571 individëve dhe 51 entiteve.
“Emrat e individëve dhe entiteteve të sanksionuara janë ato listuara në anekset e akteve rregullative të Këshillit të Bashkimit Evropian referuar në pikën 1. të këtij Vendimi. Sanksionet do të jenë në fugi, deri në një Vendim tjetër dhe varësisht nga rrethanat mund të përditësohen”, thuhet në vendimin e Qeverisë.
Ndryshe, para se të miratonte Qeveria kërkesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme për vënien e këtyre sanksioneve, kryeministri Albin Kurti kishte thënë se qëndrojnë krahë shteteve perëndimore për të siguruar paqen dhe mbrojtjen e sigurisë në botë, pas agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës.
“Qëndrojmë bashkë për paqe dhe siguri dhe mbrojtjen e demokracisë. Kemi si pikë të parë shqyrtimin e propozim-vendimit me të cilin Qeveria e Kosovës vendosë sanksione në përputhje me sanksionet e SHBA-së dhe të Këshillit të BE-së ndaj veprimeve që minojnë dhe kërcënojnë integritetin territorial, sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës”, ka thënë Kurti.
Zyra e Kryeministrit ka publikuar vendimin e plotë dhe në këtë link mund t’i gjeni emrat e individëve dhe entiteve të sanksionuara./arbresh.info
Dumfires vazhdon me Interin edhe katër vite tjera
Mes shumë mungesash, Ancelotti ka zgjedhur 11-shen për ndesh...
Ambasada e Shqipërisë uron 28 Nëntorin
Vrasja e Martin Canit, nxënës, mësues dhe prindër me marshim...
Tubim në Gjirokastër, Kumbaro: Kënaqësi të bisedosh me gjiro...
Joe Biden kërkon 24 miliardë dollarë të tjera për Ukrainën