OKB: Miratohet formimi i Komisionit që do t’i hetojë krimet gjatë pushtimit të Ukrainës

13:35 | 4 Mars 2022
S D

Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut ka votuar me shumicë dërrmuese për një rezolutë që dënon shkeljet e dyshuara të të drejtave nga Rusia në Ukrainë dhe ngritjen e një komisioni hetimor për t’i hetuar ato, raporton the guardian, transmeton arbresh.info.

Vetëm Eritrea ishte me Rusinë, kundër rezolutës së sjellë nga Ukraina, ndërsa 13 abstenuan.

Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut ka votuar për të mbështetur një komision hetimor në përgjigje të agresionit rus në Ukrainë.

Kujtojmë se akoma po vazhdon izolimi i Rusisë në Kombet e Bashkuara./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme