EcoKosWomen do të organizojë panair në sheshin “Zahir Pajaziti” me rastin e ditës së gruas

12:42 | 4 Mars 2022
Fjolla Bajraktari

Me rastin e shënimit të Ditës së gruas në Kosovë EcoKosWomen do të organizojë panairin në sheshin “Zahir Pajaziti” të mërkuren me datën 9 Mars në ora 10:00.

Në panair do të ekspozohen së paku 12 agrobiznese të drejtuara nga gratë, si dhe do të shpaloset edhe logoja e fushatës për mbështetje të agrobizneseve të grave, shkruan arbresh.info.

Përveç agrobizneseve, në hapje do të jenë të pranishëm edhe Ministri i Ministrisë së Bujqësisë, nënkryetarja e Prishtinës, Drejtor të Drejtorive të Bujqësisë të komunave të përfshira në projekt, donatorë si dhe shoqatat nacionale nga fusha e bujqësisë.

Ngjarja organizohet nga OJQ EcoKosWomen – EKW në kuadër të projektit “Zhvillimi i Qëndrueshëm dhe Gjithëpërfshirës Ekonomik Rural” (SIRED) që zbatohet nga Caritas-i Zviceran dhe financohet nga Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim (ADC), Komuna e Prishtinës dhe tetë komuna të tjera./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme