Manchester City thuhet se ka marrë një nxitje të madhe në ndjekjen e tyre për transferimin e sulmuesit të Interit, Lautaro Martinez.
Martinez kohëve të fundit ka zgjatur kontratën me kampionin aktual të Serie A, kontratë e cila e vlefshme deri në vitin 2026.
Megjithatë, forma e tij jo e mirë në vitin 2022 ka bërë që drejtuesit e Nerazzurrëve të jenë të përgatitur për largimin e tij të mundshëm.
Klubi anglez, Liverpooli dhe ai spanjoll, Atletico Madridi u përfolën si dy skuadrat më të interesuara për Lautaron, por tani do ta kenë edhe një rival të fortë.
Sipas gazetës The Sun, City është i interesuar të nënshkruajë me sulmuesin argjentinas, duke tentuar t’i mposhtë në këtë garë rivalët e tyre, Liverpoolin.
Interi gjithashtu nuk po qëndron duarkryq pasi tashmë ka etiketuar pasuesit e mundshëm të Lautaros në Giueseppe Meazza.
Marcus Thuram i Borussia Monchengladbach dhe Gianluca Scamacca i Sassuolos janë dy emrat më të përfolur për t’u transferuar në verë te Interi.
Në anën tjetër, Interi nëse vendo shitjen e argjentinasit, do të kërkoj të paktën 80 milionë euro për shërbimet e tij. /Telegrafi/
Sulmuesi kuqezi Jasir Asani shënon sërish me fanellën e Guan...
I riu u vetëplagos me armë/ Policia e Kukësit zbardh ngjarje...
Ndoqën instruksionet e navigacionit, tre burra nga India udh...
Mbrëmë 40 gola në Champions, veç njëherë më parë në histori ...
A e mërziti Driloni, Sarën? – shihet duke qarë
Dhuratat për fund vit, presidenca shpall tenderin për furniz...