Efektet e para të sanksioneve| Bursa e Moskës do të qëndrojë e mbyllur sot

08:39 | 4 Mars 2022
S D

Bursa e Moskës nuk do të hapet për tregti sot, thuhet në deklaratën e  Bankës Qendrore Ruse, raporton CNN, transmeton arbresh.info.

Bursa nuk është hapur gjatë gjithë javës, pasi sanksionet perëndimore u vendosën ndaj Rusisë gjatë fundjavës së kaluar.

Kujtojmë, presidenti i SHBA Joe Biden njoftoi të enjten sanksione të reja ndaj oligarkëve rusë.

Mbretëria e Bashkuar po ashtu sanksionoi gjithashtu dy oligarkë kryesorë me një vlerë të përbashkët prej 19 miliardë dollarësh.

“Ne nuk do të ndalemi këtu. Qëllimi ynë është të gjymtojmë ekonominë ruse dhe të lëmë urie makinën e luftës së Putinit,” tha në një deklaratë Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, Liz Truss./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme