Lufta në Ukrainë dita ditës po jep ndikimet e saj negative në çdo vend të botës, qoftë edhe në një vend të largët si Shqipëria.
Fermerët e njësisë administrative Shirgjan në Elbasan, prej shumë vitesh eksportojnë prodhimet e tyre bujqësore në drejtim të Ukrainës.
Ky vend ka qenë kyç në marrjen e prodhimeve bujqësore të kësaj zone, por duket se ditët e fundit fermerët po përballen, jo vetëm me uljen e kërkesës për eksport në drejtim të Ukrainës, por edhe me një rënie të menjëhershme të çmimit të prodhimeve. Kjo, sipas tyre, mund të çojë në mbetjen stok të të gjithë prodhimeve bujqësore.
Çdo vit zona bujqësore e Elbasanit eksportonte drejt Ukrainës më shumë se 5 mijë ton lakër Brukseli. Nëse shtojmë më pas këtu edhe prodhime të tjera bujqësore si kungulli, speca apo domatja, dëmi që i vjen kësaj zone është shumë i madh./tch/
Kurti mori pjesë në përurimin e Bibliotekës së re në Komunën...
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...
AVONET kërkon nga Komuna e Prishtinës anulimin e aktivitetit...
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...