Kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane (PLE), Veton Berisha, përmes një komunikate për media ka thënë se në mbështetje të Forcës së Sigurisë së Kosovës, komunitetit egjiptian në Kosovë është i gatshëm ti ofrojë 500 të rijnë dhe të reja FSK-ë, transmeton arbresh.info.
Në shkrimin e tij Berisha thotë se komuniteti egjiptian në pamundësi për të ndihmuar financiarisht medoemos kërkon të kontribuojë në një formë.
“Ne nuk kemi para por kemi vullnet dhe kapacitet të plotë për të qenë pjesëtar të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe për të mbrojtur vendin tonë nga çfarëdo rreziku”, ka shkruar Berisha.
Komunikata e plotë:
Ne Egjiptianët e Kosovës të gatshëm të ofrojmë rreth 500 të rijnë dhe të reja në Forcën e Sigurisë së Kosovës
Ne Egjiptianët e Kosovës e mbështesim Fondin e Sigurisë nga Qeveria Kurti dhe iu bëjmë ftesë secilit nga komuniteti Egjiptian në Kosovë dhe Diasporë që brenda mundësive të kontribojnë në këtë fond, mirëpo duke e ditur se gjendja ekonomike e komunitetit është e dobët dhe duke e ditur që shumica e kanë të pamundur të kontribuojnë financiarisht në këtë fond dhe duke vlerësuar që numri i pjesëtarëve nga komuniteti Egjiptian në Forcën e Sigurisë së Kosovës është shumë i vogël, ne si komunitet Egjiptian ofrojmë rreth 500 të rijnë dhe të reja me edukim të avancuar për të iu bashkëngjitur Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Ne nuk kemi para por kemi vullnet dhe kapacitet të plotë për të qenë pjesëtar të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe për të mbrojtur vendin tonë nga çfarëdo rreziku.
Bëjmë thirrje institucioneve të Kosovës që ofertën tonë ta trajtojnë seriozisht.
Sinqerisht,
Veton Berisha
Kryetar i Partisë Liberale Egjiptiane – PLE
Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në Shtërpcë, policia ni...
Osmani takohet me ministren kanadeze, diskutojnë për situatë...
Jashari takohet me shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosu...
Hasani takon homologun austriak, diskutojnë për lidhjen e fo...
Mustafa kujton babain Xhemailin, 24 vjet pas vrasjes: Ai ënd...
Në 24-vjetorin e vrasjes, Osmani kujton Xhemail Mustafën si ...