Ambasadorja e Shteteve tw Bashkuara të Amerikës në NATO Julianne Smith, është takuar me përfaqësuesin e Kosovës për marrëdhëniet me NATO-n, Astrit Zemaj.
Smith tha se me Zemajn, ka folur për mbështetjen e përbashkët për Ukrainën.
Ajo theksoi se në takim u diskutua për forcimin e marrëdhënieve mes Kosovës SHBA-së dhe Kosovës.
“Shumë e lumtur që kam mirëpritur ambasadorin Astrit Zemaj, Përfaqësues i Republikës së Kosovës për marrëdhënie me NATO-n. Ne u takuam për të diskutuar mbështetjen tonë të përbashkët për Ukrainën dhe për të forcuar marrëdhëniet e forta dypalëshe SHBA-Kosovë”.
Aksident me fatalitet në magjistralen Kaçanik – Hani i Elezi...
Policia shqiptoi 1 mijë e 128 gjoba për 28 Nëntor
Sot do të mbahet konferenca mbi çrregullimin informativ me f...
Sulmohet zyrtari policor në Shtime, të dyshuarit në kërkim
Zhduket një e mitur në Prishtinë
Një vit nga vrasja e Liridona Ademajt