Analisti Astritë Gashi përmes një postimi në facebook ka kërkuar nga Ministria e Arsimit që të reagojë pas shkeljes së rëndë të statutit të FFK-së, pasi Komiteti Ekzekutiv i Federatës, shpalli zgjedhjet për kryetar me 6 prill, ndërkohë që në statut të FFK-së kërkohet që tu jepet të paktën 2 muaj kohe para datës së zgjedhjeve, për kandidaturat për Kryetar, transmeton arbresh.info.
“Ministria e Sportit dhe Ministri Hajrulla Ceku, duhet të reagojnë me urgjence ndaj shkeljes së rende të statutit te FFK-se nga Komiteti Ekzekutivi i Federatës, që shpalli zgjedhjet për kryetar me 6 prill, ndërkohë që në statut te FFK-së kërkohet që tu jepet të paktën 2 muaj kohe para datës së zgjedhjeve, për kandidaturat për Kryetar”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë;
Ministria e Sportit dhe Ministri Hajrulla Ceku, duhet te reagojne me urgjence ndaj shkeljes se rende te statutit te FFK-se nga Komiteti Ekzekutuv i Federates, qe shpalli zgjedhjet per kryetar me 6 prill, nderkohe qe ne statut te FFK-se kerkohet qe tu jepet te pakten 2 muaj kohe para dates se zgjedhjeve, per kandidaturat per Kryetar.
Statuti i FFK-se e nenkupton qartazi se zgjedhjet per Kryetar duhet te shpallen minimum dy muaj me heret, nderkohe qe Kuvendi Zgjedhor duhet te thirret 30 dite me heret. Keto dy ceshtje jane te nderlidhura, dhe eshte shkelje statuti nese shihen te ndara. Ne keto rrethana askush nuk ka baze ligjore per te kandiduar perfshire edhe Kryetarin aktual. Rregullat dhe ligjet duhet te respektohen per t’u siguruar edhe se garen e fiton ai qe merr me shume vota paversisht emrit.
Ligjin per OJQ si dhe Statuti, qe e miraton Kuvendi i cili e merr fuqine e tij permes ligjit, si rrjedhoje, cdo vendim qe eshte ne kundershtim me statutin, eshte edhe ne kundershtim me ligjin.
Ndaj duhet nderhyrje, sepse FFK as nuk eshte biznes privat dhe as pashallak i askujt, por prone e Kosoves. Ligjshmeria duhet te vendoset kudo, perfshire edhe sportin!
Paralajmërimi i Kurtit pas shpërthimit në Ibër Lepenc: Një p...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Kurti do të mbajë mbledhje të Kës...
Kurti: Besojmë se sulmi terrorist në Ibër Lepenc vjen nga fq...
KOSTT: Shpërthimi në Ibër Lepenc nuk ndërlidhet me ndërprerj...
Kryeministri Kurti thërret sonte konferencë për media
Osmani për shpërthimin në Zubin Potok: Bandat kriminale serb...