Sulmuesi spanjoll, Ferran Torres ka thënë se Barcelona do të luftojë deri në fund për titullin e La Ligas këtë sezon.
Që nga ardhja e Torres, Barça ka bërë një ecuri fituese për t’u rikthyer në top katërshen e kampionatit.
Torres e ka të qartë se ekipi është forcuar dhe do të luftojë deri në fund për titullin kampion.
“Do të luftojmë për La Ligën derisa të ketë matematikisht një kampion, deri në momentin e fundit”, ka thënë fillimisht Torres.
“Ne jemi Barça dhe mund ta kthejmë situatën. Ne jemi një ekip i ri dhe mund t’ia dalim”.
Reprezentuesi spanjoll nuk po mendon shumë as për çmimin e tij prej 55 milionë eurosh:
“Nuk ndiej presion për shkak të kësaj, luaj për të shijuar veten me përulësi”, përfundoi spanjolli.
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën