Google ADS

Kërkohet paraburgim për zyrtarin policor i dyshuar për fajde

14:01 | 3 Mars 2022
V. S.

Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda, në vazhdën e hetimeve intensive ndaj grupit të dyshuar për fajde dhe detyrim, ka arrestuar edhe një i pandehur E.D., (zyrtar policor) i dyshuar për veprën penale “Fajdeja”.

Prokurori i shtetit, pas ndalimit të dyshuarit për 48 orë, brenda afatit ligjor, ka bërë kërkesë në Gjykatën Themelore të Pejës, për caktimin e masës se paraburgimit nga gjyqtari i procedurës paraprake.

“Prokuroria Themelore në Pejë është duke vazhduar hetimet intensive për grupin e arrestuar (18 persona gjithsej deri në këto momente) javë me parë për veprat penale të lartcekura, deri në ndriçimin e plotë të këtyre çështjeve penale”, thuhet në njoftimin e prokurorisë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme