Viola von Cramon në Kuvend: E lumtur që marr pjesë në Kuvendin e Kosovës ku dënohet lufta kundër Ukrainës

12:12 | 3 Mars 2022
V. S.

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, po merr pjesë në seancën e sotme në Kuvendin e Kosovës që po mbahet për ta dënuar agresionin rus në Ukrainë.

Përmes një postimi në Twitter, ajo është shprehur e lumtur që po merr pjesë në seancën e Kuvendit të Kosovës për miratimin e Rezolutës që sipas saj dënon luftën e Putinit në Ukrainë.

“E lumtur të marr pjesë në sesionin e Kuvendit të Kosovës për miratimin e Rezolutës, e cila dënon luftën e Putinit në Ukrainë dhe e lidh qartë Kosovën me Perëndimin”, ka shkruar ajo në Twitter./arbresh.info/

Kuvendi i Kosovës miraton rezolutën që dënon agresionin rus mbi Ukrainën

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme