Miratohet ndryshimi i Ligjit për pasurinë e sekuestruar

12:01 | 3 Mars 2022
V. S.

Me 74 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, deputetët e kuvendit të Kosovës kanë miratuar ndryshimin e Ligjit për pasurinë e sekuestruar dhe të konfiskuar.

“Kuvendi i Republikës së Kosovës me 74 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim e miratoi Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për administrimin e pasurisë së sekuestruar dhe të konfiskuar”, tha kryeparlamentari, Glauk Konjufca./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme