Ëndrra e Abdu Rozik ishte të takohej me Cristiano Ronaldon dhe kjo u bë realitet këtë javë kur ai u takua me skuadrën e Manchester United.
Rozik, që thuhet se është këngëtari më i vogël në botë, është një rival i blegërit rus dhe senasacionit të TikTokut, Hasbulla Magomedov.
Këngëtari nga Taxhikistani vuante nga rakitizmi si fëmijë, gjëe që çoi në dëmtimin e rritjes së tij, ndërsa rivali i tij rus Hasbulla, i cili ka një marrëdhënie të ngushtë me yllin e pensionuar të UFC, Khabib Nurmagomedov, u diagnostifikua me mungesë të hormonit të rritjes.
Dyshja patën një përleshje në natën e UFC 267, e cila ishte edhe kryefjala e të gjitha mediave.
Rozik u shfaqë në rrejtet sociale për të treguar fotot e tij me lojtarët e United.
Ai bëri një postim të veçantë për foton e tij me Ronaldon, i ndjekur nga mbishkrimi: “Le të shkojmë kampioni cristiano, ëndërroja gjithë jetën time të të takoj vëlla”.
Rozik u njoh nga tifozët jashtë Old Trafford të shtunën dhe mori brohoritje përpara se t’i jepte kapelën e tij turmës./Arbresh.info
Tonali vendimtar, Italia shënon fitore minimale ndaj Belgjik...
Të hënën, Qeveria e Kosovës dhe e Maqedonisë së Veriut mbajn...
Leo e pranon hapur: Kam pëlqim për Lelën dhe po përshtatemi ...
Banka Botërore: Libani ka pësuar dëme prej 8.5 miliardë doll...
Anglia bindëse ndaj Greqisë, rikthehet në pozitën e parë në ...
Apple nuk është i interesuar për unazat inteligjente