Google ADS

Kuvendi mban një minutë heshtje për civilët e vrarë në Ukrainë

10:46 | 3 Mars 2022
V. S.

Me një minutë heshtje ka filluar, seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka kërkuar nga deputetët që të ngrihen në këmbë e të nderojnë të gjithë viktimat e Ukrainës që humben jetën nga  agresori rus.

“Ne qëndrojmë se bashku më popullin e Ukrainës”, ka thënë Konjufca, raporton arbresh.info.

E pas saj, deputetët e Kuvendit të Kosovës do të miratojnë edhe “Rezolutën e Kuvendit të Republikës së Kosovës në mbështetje të Ukrainës dhe popullit të saj në rezistencë ndaj agresionit rus”./arbresh.info/


Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme