Gjendet e vdekur një grua në Prishtinë

09:26 | 3 Mars 2022
V. S.

Një grua është gjetur e shtrirë në tokë dje në Prishtinë,

Policia ka njoftuar në raportin 24-orësh se, ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e saj.

“HETIM MBI VDEKJEN /Prishtinë 02.03.2022 – 14:00. Është raportuar se viktima femër kosovare ishte hasur e shtrirë në tokë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë dhe ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e Policisë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme