Atletët rusë dhe bjellorusë janë përjashtuar nga Lojërat Paralimpike Dimërore

09:04 | 3 Mars 2022
Lorik Gerbeshi

Atletëve nga Rusia dhe Bjellorusia nuk do të lejohen të garojnë në Lojërat Paralimpike Dimërore në Pekin.

Lajmin e ka bërë të ditur Komiteti Paralimpik Ndërkombëtar të enjten.

“Pas një mbledhje të jashtëzakonshme, Bordi i Komitetit Paralimpik Ndërkombëtar ka vendosur të refuzojë sportistët nga Rusia dhe Bjellorusia nga Lojërat Paralimpike Dimërore në Pekin. Kjo nënkupton se paralimpistët nga këto shtete më nuk do të lejohen të garojnë në Lojërat që hapen më 4 mars”, thuhet nga Komiteti./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme