Avni Nela ka 30 vjet që merret me biznesin e miellit dhe të bukës. Ka përjetuar rritjen e parë të çmimit të bukës në vitin 1992, ka përjetuar vitin 1997. Tani po përjeton një tjetër krizë në biznesin e tij, që vjen nga fronti i luftës në Ukrainë. Por ai thotë se nuk ka vend për shqetësim serioz.
Avni Nela, Importues gruri: ” Ne nuk jemi në krizë dhe buka nuk ka asnjë lloj problemi me krizën.
Avniu prodhon bukë me grurin që e sjell vetë nga importi. Ai thotë se në bursë dhe në kontaktet me furnizuesit jashtë, nuk ka asnjë problem mungesash.
Avni nela: Problemi i miellit që një fluks i jashtëzakonshëm i pakuptimtë. Faktikisht ne jemi me furnizime, dhe kontrata të tjera po lidhen.
Por ndërkohë efekti i luftës në tregje është ndjerë: tek çmimi i grurit, i cili rritur 40 %.
Avni Nela, Importues Gruri: Para se të plaste lufta një bucele me grurë ishte 744 dollarë, po ta vesh re grafikun ky cmim ka qenë para një javë. Mbas luftës ne jemi në 1048,5 dollarë për bucelë, pra 272 kilogram grurë.”
Por buka nuk bëhet vetëm me miell. Furrat e pjekjes punojnë me energji elektrike. Mbas 1 janarit liberalizimi i tregut solli një rritije të çmimit të energjisë. Nga 7.6 Lekë, një kilovat sot Avniut I kushton 18.8Lekë.
Avni Nela, Importues Gruri: ” Rritja e korentit nga 7,6 që në kemi pas paguar, sot paguajmë 18.8 deri në 21 lekë për kilovat.
Kjo rritje nuk është nga efekti i luftës, por do të reflektohet të tabelave e çmimeve.Në fund këtë faturë të përbashkët të qeverisë dhe të luftës, do të jenë konsumatorët ata që do ta paguajnë./tch/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...