Palët do të takohen në zonën Belovezhskaya Pushcha në Brest, një qytet në Bjellorusi pranë kufirit polak, ka thënë Vladimir Medinsky, kreu i delegacionit rus.
Raundi i dytë i bisedimeve ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës do të mbahet të enjten në mëngjes, njoftoi sot një zyrtar rus.
Palët do të takohen në zonën Belovezhskaya Pushcha në Brest, një qytet në Bjellorusi pranë kufirit polak, ka thënë Vladimir Medinsky, kreu i delegacionit rus.
Ai ka thënë se ekipi rus ka “arritur për bisedime në të njëjtën përbërje”, ndërsa delegacioni ukrainas është larguar nga Kievi dhe pritet të mbërrijë të enjten në mëngjes, njoftoi agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS.
Medinsky tha se diskutimet do të përqendrohen në “çështjet që lidhen me një armëpushim dhe nevojën për një korridor humanitar”.
“Ne kemi diskutuar qëndrimet tona në takimet tona të mëparshme. Rusia paraqiti një sërë iniciativash në lidhje me një armëpushim të menjëhershëm”, citohet të ketë thënë ai.
Raundi i parë i bisedimeve midis Rusisë dhe Ukrainës u mbajt të hënën, pa asnjë rezultat konkret pas diskutimeve që zgjatën për rreth pesë orë.
Të dyja palët, megjithatë, ranë dakord për të mbajtur një raund të dytë negociatash për të arritur një armëpushim.
Mbi 2.000 civilë janë vrarë që kur Rusia filloi luftën e saj kundër Ukrainës më 24 shkurt, sipas autoriteteve ukrainase, ndërsa Agjencia e OKB-së për Refugjatët vlerëson se më shumë se 874.000 njerëz kanë ikur nga Ukraina në vendet fqinje.
Sipas Ministrisë ruse të Mbrojtjes, 498 ushtarë rusë janë vrarë dhe 1.597 janë plagosur në luftime.
Mbi 2.870 ushtarë dhe “nacionalistë” ukrainas janë vrarë gjithashtu, tha ministria të sot në mbrëmje. /AA/
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë