Teuta ka shënuar fitore ndaj Kamza Basket me rezultat 86:65 (24:14, 22:19, 19:14, 21:18), në xhiron e 11-të të Ligës Unike.
Vendasit e nisën më mirë ndeshjen dhe pas rezultatit 9:9, ishin më të mirë në parket, duke pasur epërsi prej dhjetë pikësh 22:12 dhe e fituan çerekun e parë me rezultat 24:14, përcjell arbresh.info.
Durrësakët vazhduan me lojë të mirë edhe në periudhën e dytë, duke thelluar epërsinë edhe më shumë, në 35:18, e më pas edhe në 44:26, megjithatë mysafirët sadopak arritën të ngushtojnë shifrat, duke shkuar në pushim me shifrat 46:33.
Pjesën e dytë, përkatësisht periodën e tretë sërish e nisën më mirë durrësakët, duke ngritur epërsinë në 19 pikë, 59:40, kurse më e larta ishte 63:42, kurse rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 65:47.
Në dhjetë minutat e fundit, Teuta menaxhoi epërsinë dhe lojën duke triumfuar me shifrat 86:65.
Te Teuta u dallua Peterson me 22 pikë e tetë asistime dhe Kristi Gorea me 16 pikë e pesë asistime, kurse te Kamza Basket u dallua Williams me 19 pikë.
Teuta ka gjashtë fitore e katër humbje, ndërsa Kamza Basket ka dy fitore e nëntë humbje. /arbresh.info/
Rusia paralajmëron “pasoja katastrofike” nëse Perëndimi dhe ...
“Me asnjë vend tjetër”, Rama: Marrëveshja për emigrantët ësh...
Plagoset një person në Mitrovicë
Trump: Zgjedhjet në SHBA, ndër më të rëndësishmet në histori...
Dejona Mihali po intervistohet nga Prokuroria Speciale për d...
Ismaili takoi Përfaqësuesin e Thesarit të SHBA-së, diskutuan...