Google ADS

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton pro dënimit të agresionit rus në Ukrainë

19:20 | 2 Mars 2022
KRG

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka mbajtur sot një seancë të jashtëzakonshme në New York.

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka mbajtur një seancë ku është diskutuar agresioni ushtarak rus në Ukrainë.

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka votuar me shumicë dërrmuese për të dënuar pushtimin rus të Ukrainës “në termat më të fortë të mundshëm”.

Në fakt, 141 shtete duke përfshirë Shqipërinë votuan për dënimin e agresionit rus në shtetin ukrainas. Pesë vende mbështetën agresionin rus duke votuar kundër rezolutës gjersa 35 shtete abstenuan.

Ndërsa rezultatet u vendosën në ekranin e dhomës, ndodhi një ovacion i rrallë në këmbë.

Rezultati, megjithëse ligjërisht jo detyrues, mbart njëfarë peshe politike globalisht, megjithëse është e dyshimtë nëse do të ndryshojë agresionin ushtarak të Moskës.

Rezoluta “kërkon gjithashtu që Federata Ruse të tërheqë menjëherë, plotësisht dhe pa kushte të gjitha forcat e saj ushtarake nga territori i Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme