Google ADS

Majko: Ushtria Ruse po sulmon rajonet shqipfolëse në Odesa

15:46 | 2 Mars 2022
A. B.

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko është shprehur sot se ushtria Ruse po sulmon rajonet shqipfolëse afër qytetit e Odesës, të njohur ndryshe si shqiptarët e Ukrainës.

Në një njoftim në Twitter, Majko ka thënë se mjafton një kërkim në Google për fjalët “Arnaut, Odesa” dhe secili do të kuptoj se po sulmohet një pjesë e historisë së shqiptarëve në Ukrainë.

“Është Ukraina që flet shqip! Mospëlqimi i frikacakëve është lavdia e trimave”, ka shtuar Majko.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme