Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se situata në Evropë dhe në botë po përkeqësohet dhe se sipas tij “Serbia do t’i mbrojë interesat e popullit dhe vendit të saj!”
Këtë deklaratë ai e bëri me anë të videoje të postuar në profilin e tij në Instagram “buducnostsrbijeav”, (E ardhmja e Serbisë) .
“Nga orë në orë është më e vështirë. Prandaj dhe në përputhje me këtë, udhëheqja e Republikës së Serbisë po merr të gjitha masat e nevojshme për të siguruar një jetë normale për qytetarët e vendit tone. Ajo sa vjen e rëndohet dhe bëhet më e madhe, dhe kjo është arsyeja pse ne po reagojmë ndaj çmimeve më të larta në histori, qymyrit dhe energjisë elektrike dhe gazit dhe të gjitha lëndëve të para. Çmimet e produkteve të tjera ushqimore po rriten në mënyrë dramatike. Prandaj është e rëndësishme që të marrim masa “Sonte ose nesër. Është e rëndësishme që ne reagojmë pa panik dhe jam i bindur se do të ruajmë stabilitetin dhe paqen dhe një jetë të mirë për qytetarët tanë”, tha Vuçiq./arbresh.info/
Aksidenti me fatalitet në Kaçanik, Policia jep detaje – ka r...
Kampusi i Kolegjit të Europës, Rama inspekton punimet
PDK dënon sulmin në Zveçan: Përpjekje e qartë për të frikësu...
Jep dorëheqje ministrja britanike e Transportit, kishte mash...
Anisa dhe Driloni bisedojnë për dashurinë
Sindikalistët e shëndetësisë njofton për protestën e radhës ...