Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit është regjistruar një rast i vdekjes dhe 83 raste të reja me koronavirus.
Këto raste janë konfirmuar pas testimit të 1 mijë e 608 mostrave.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 181 pacientë, derisa numri i rasteve aktive është gati 1 mijë e 600.
“Nga 1.608 testime, 83 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes. Sot janë shëruar 181 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 221.679. Në total numri i rasteve aktive është 1.597”, ka njoftuar Ministria./arbresh.info/
28 Nëntori, Konjufca bën homazhe në Prekaz e Boletin
‘Sulme masive’ në sektorin energjetik të Ukrainës, thotë min...
Horoskopi ditor, zbuloni parashikimet e yjeve
Parashikimi i motit për sot
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...