Kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski, e ka akuzuar Qeverinë dhe presidentin Stevo Pendarovski, se e kanë ndarë popullin sa i përket ngjarjeve të fundit në Ukrainë.
Mickoski tha se ditëve të fundit Pendarovski dhe LSDM me sjellje të papërgjegjshme, publikisht kanë numëruar kush ka qenë për Rusinë e kush për Ukrainën, duke shtuar se një pjesë të madhe të popullit maqedonase e kanë shpallur pro-rus.
“Ndarja e këtillë “Ukrainë-Rusi” që ia bëjnë popullit bëhet vetëm kur kanë interesa të ngushtë politike dhe partiake, por jo edhe kur bëhet fjalë për tenderë ose blerje nga kompanitë që janë në listë të zezë nga aleatët tanë”, tha Mickoski.
Mickoski shtoi se kjo ndarje e popullit nënkupton futjen e përçarjes shtesë në shoqëri.
“Por çfarë të presësh nga njerëzit që nuk e kanë tejkaluar veten për të bashkuar popullin maqedonas në arritjen e një konsensusi për këtë çështje me Bullgarinë, dhe jo për Ukrainën, ku ata e shohin krijimin e përçarjeve si një operacion të rregullt për të cilin janë krenarë”, the mes tjerash Mickoski./telegrafi/
Kryeministri rumun pranon se Kosova luajti mirë, por thotë s...
Zëdhënësja e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut: Mbledhja e pë...
Ahmeti, Qeverisë së Kosovës: Mos heshtë për shqiptarët në RM...
Të paktën 11 të vrarë, 89 të plagosur nga sulmi rus në Ukrai...
4.9 milionë vizitorë në zonat e mbrojtura në Shqipëri, Kumba...
Fshehën kokainën në lëkurë të kafshëve, të dyshuarit dalin s...