Google ADS

Deputetët Britanisë thyejnë rregullat, ngriten në këmbë dhe duartrokasin ambasadorin ukrainas

13:47 | 2 Mars 2022
A. B.

Vadym Prystaiko, ambasador i Ukrainës në Mbretërinë e Bashkuar ishte i pranishëm sot në Parlamentin Britanik.

Ambasadori mori ovacion të vazhdueshëm nga të gjithë anëtarët  kur u shpall, me disa njerëz të veshur me ngjyrat e flamurit të Ukrainës në shenjë solidariteti, shkruan Sky News transmeton arbresh.info

Duke iu drejtuar ambasadorit, Sir Lindsay Hoyle tha se: “Ne zakonisht nuk lejojmë duartrokitje në këtë dhomë, por një herë në këtë rast Dhoma me të drejtë dëshiron të tregojë respektin dhe mbështetjen tonë për vendin tuaj dhe popullin e tij në kohët më të vështira”. /arbresh.info/.

Të ngjashme