Qeveria e Maqedonisë së Veriut thotë se shteti ka sasi të mjaftueshme të produkteve ushqimore dhe derivateve të naftës në rezervat e mallrave. Qeveria ju bën thirrje qytetarëve të jenë të qetë, duke theksuar se nuk pritet të ketë shok të çmimeve.
Nga Qeveria thonë se së bashku me institucionet tjera shtetërore e ndjekin situatën në baza ditore dhe i marrin masat e nevojshme për të ruajtur standardin e qytetarëve.
“Për momentin nuk ka nevojë që të vihen në funksion rezervat e mallrave, duke pasur parasysh se prodhuesit e prodhimeve themelore kanë rezerva për periudhë prej mbi 35 ditëve, duke mos përfshirë ditët që mund të mbulohen me rezervat shtetërore. Ne vazhdojmë me furnizimin me rezerva shtetërore, siç parashikohet në programin vjetor, dhe si Qeveri po shqyrtojmë nevojat e mundshme për forcimin e mëtejshëm të dinamikës së rezervave, nëse ka nevojë për një gjë të tillë”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.
Qeveria gjithashtu ju bën thirrje tregtarëve që të respektojnë vendimin e qeverisë për marzhin tregtar, sepse sipas tyre, askush nuk do të humbasë nga ky vendim.
“Qytetarët të jenë të sigurt në njoftimet e Bankës Qendrore, e cila ditëve të fundit informoi se kursi i denarit është stabil dhe i tillë do të mbetet. Kjo strategji monetare e kursit të qëndrueshëm të denarit është strategji e përshtatshme në përputhje me themelet e ekonomisë së vendit. Sipas këtij konfirmimi për stabilitetin e kursit, rezervat valutore janë mjeti kryesor në këtë lloj strategjie monetare, të cilat sipas të dhënave më të fundit të disponueshme arrijnë në rreth 3.4 miliardë euro, që është dy herë më i lartë se në vitin 2008 të krizës financiare globale”, thonë nga Qeveria.
Në fund shtojnë se janë në komunikim të rregullt me të gjitha aktorët relevant shoqëror, si dhe me institucionet ndërkombëtare./Telegrafi/
11 vjeçarit në Zhur i sekuestrohet Lamborghini, babai nuk pr...
Bunjaku reagon ndaj kryetares së Autoritetit te Konkurrencës...
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...
Kauza e bashkimit kombëtar nuk ishte një qëllim, por një mje...
Konjufca pret në takim një delegacion nga Azia Jugore, disku...
Regjimenti i Mjekësisë së FSK-së, merr pjesë në një ushtrim ...