Raundi i dytë i bisedimeve mes Rusisë dhe Ukrainës për t’i dhënë një zgjidhje konfliktit të armatosur nuk do të mbahet ditën e sotme.
Ndryshe nga sa njoftuan një ditë më parë, mediat ruse kanë bërë të ditur ditën e sotme se takimi i programuar për t’u mbajtur në kufirin polako-bjellorus nuk do të zhvillohet këtë të mërkurë, shkruan “The Guardian” transmeton arbresh.info
Sipas mediave ruse të cilat i referohen burimeve nga Kremlini, takimi mes delegacioneve të Rusisë dhe Ukrainës mund të mbahet të premten ose në fundjavë.
Por për të pasur bisedime reale mbi një armëpushim, sipas Presidentit ukrainas Volodymiy Zelensky, Rusia duhet të ndalojë bombardimet. / arbresh.info/
Aktakuzë ndaj një mjeku të QKUK-së që lëshojë dokument të fa...
Rritet numri i të vrarëve në sulmin rus në Odesa
Chiesa rikthehet në Itali, afër gjigantit italian
Bedri Hamza në Zvicër: Diasporën do ta kemi edhe në Kuvend d...
Ishte në kërkim nga drejtësia, arrestohet një 40 vjeçar në H...
Mickoski: Është koha të flasim për ardhmërinë