Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta fton të gjithë qytetarët t’i bashkohen thirrjes së Papa Françeskut për t’u lutur për paqe në Ukrainë.
Në një njoftim në rrjetet sociale, Meta është shprehur se lutjet shkojnë për popullin heroik të Ukrainës që më shumë se kurrë, përmes sakrificave të jashtëzakonshme në mbrojtje të lirisë, sovranitetit, dinjitetit kombëtar dhe vlerave evropiane ka nevojë për mbështetje dhe solidaritet mbarëbotëror.
“Le të lutemi për paqe por të angazhuar fuqimisht për të forcuar demokracinë, respektimin e të drejtave të njeriut, në mbrojtje të sovranitetit, të përkushtuar në zhvillimin e vendit, e duke shërbyer si promotorë të harmonisë dhe paqes kombëtare, rajonale e më gjerë, të palëkundur në krah të NATO-s dhe të vendosur në rrugën e integrimit evropian”, ka shtuar Meta./arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?