Kina nuk do të bashkohet me Shtetet e Bashkuara dhe qeveritë evropiane në vendosjen e sanksioneve financiare ndaj Rusisë, ka njoftuar rregullatori i bankave të vendit, transmeton arbresh.info.
Kina është një blerës kryesor i naftës dhe gazit rus dhe e vetmja qeveri e madhe që është përmbajtur të kritikojë sulmin e Moskës ndaj Ukrainës, raportoi Associated Press.
Pekini kundërshton sanksionet, tha Guo Shuqing, kryetari i Komisionit Rregullator të Bankave dhe Sigurimeve të Kinës.
Guo tha në një konferencë shtypi:
“Ne nuk do t’i bashkohemi sanksioneve të tilla dhe do të mbajmë shkëmbime normale ekonomike, tregtare dhe financiare me të gjitha palët përkatëse”.
“Ne nuk i miratojmë sanksionet financiare, veçanërisht ato të nisura në mënyrë të njëanshme, sepse ato nuk kanë shumë bazë ligjore dhe nuk do të kenë efekte të mira”./arbresh.info/
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...
Rumania mban zgjedhjet presidenciale
Trumpi hesht, Ukraina debaton
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...