Google ADS

Kush është Sergei Shoigu, rusi që ka tre kodet për armët bërthamore

11:26 | 2 Mars 2022
Trina Galanxhi

Pas pushtimit të Krimesë në vitin 2014 pa gjuajtur asnjë të shtënë, ministri i Mbrojtjes Sergej Shoigu, u ndje si Akelsandri i III, babai i Carit të fundit Nikolla II.

“Sovraniteti i Rusisë garantohet nga ushtria dhe flota e saj”, tha ai, duke përsëritur frazën e carit, gjersa u shpjegonte bashkëpunëtorëve se Rusia mund të mbështetet në armët bërthamore, transmeton portal arbresh.info

Megjithatë, për të dalluar nga cari, Shoigu shkoj më tej, duke thënë se “gjithmonë do të ekzistojë një bastion kundër të cilit gjatë 1152 viteve të ekzistencës së shtetit tonë, më shumë se një perandor ka përplasur fytyrën e tij”.

Megjithatë, Ministri i përgjithshëm ushtarak ka harruar një pjesë të historisë me mongloët që dominuan Rusinë për më shumë se dy shekuj dhe japonezët që shkatërruan flotën perëndorake në vitin 1905.

Por për kundër kësaj, shkruan Corrierre della Serra, Sergei Shoigu është një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Presidentit rus, Vladimir Putin.

66- vjeçari Sergej nuk vjen nga Shën Petërburgu si shumica e miqve të Vladimir Putinit dhe nuk përfaqëson ndonjë klan pushteti.

Ai mund të zëvendësohet në çdo kohë, por Presidenti rus llogarit në “dashamirësinë” e tij. Ai zbaton direktivat e shefit të tij pa asnjë mëdyshje.

Pavarësisht se ka një nënë të lindur në Ukrainë, ai ai nuk mendoi dy herë për organizimin e “stërvitjeve paqësore, jo-agresive në territorin rus”, në mënyrë që t’u mundësonte trupave të pushtonin Ukrainën.

Në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të një jave më parë, të gjithë të tjerët u kufizuan vetëm duke thënë se, natyrisht, ishin dakord me Putinin për miratimin e njohjes së pavarësisë së dy republikave të Donbasit dhe nga ky vendim tani më nuk mund të tërhiqe askush, edhe sikur të duan.

Vetëm pas reagimit ndërkombëtar, Ministri i Mbrojtjes rus, shkoi më tej duke hedhur akuza mbi Kievin, duke thënë se “Ukraina po përgatit një program bërthamor”.

Duke shmangur prononcimin për njohjen e zonave të Ukrainës si Republika të pavarura, Shoigu hodhi fishekët e tij: “Në Ukrainë ka më shumë teknologji, specialistë dhe kapacitete prodhuese sesa në Iran dhe Korenë e Veriut”.

Shoigu është ai që ka kodin bërthamor të nevojshëm për lëshimin e raketave atomike ruse.

Një nga çelësat është në duart e Presidentit, një në të tijin, i treti në atë të shefit të përbashkët të shtabit.

I lindur dhe i rritur në Bashkimin Sovjetik, Shoigu është mësuar që gjatë gjithë jetës së tij të kënaq ata që kanë timonin në dorë.

Ai vjen nga republika autonome e Tuva nga një familje e përzier, babai i fisit indigjen turqishtfolës dhe një nënë ukrainase. Pas një karriere në Partinë Komuniste, me Presidentin Jelcin u bë Ministër i Mbrojtjes Civile.

Falë pasionit për peshkim, ai u bë menjëherë shok i ngushtë me Putinin.

Në vitin 2012 ai u promovua si kreu i Mbrojtjes dhe që atëherë nuk ka lëvizur më nga pozita./arbresh.info/

Të ngjashme