Lista e sportistëve ukrainas që po i bashkohen luftës kundër Rusisë sa vjen e rritet.
Mykhailo Romanchuk, notar i njohur ukrainas e ka ndërmend t’i bashkohet ushtrisë për ta mbrojtur atdheun, shkruan “Gazeta Express”.
Ai është i gatshëm të qëndrojë në vijën e parë të frontit për ta luftuar agresorin rus.
Këtë e ka bërë të ditur rivali i tij i madh në pishinë, Gregorio Paltrinieri.
“Është një situatë absurde, dëgjohem me të çdo ditë. Ai jeton në periferi të Kievit, dje më ka thënë se po zhvendosej sepse po i ndien sirenat. Ai ndërkohë dëshiron të luftojë për vendin e tij, besoj se tashmë është organizuar për të bërë këtë”, deklaroi notari italian.
Ushtrisë ukrainase më herët i janë bashkuar edhe vëllezërit Klitschko, ish-kampionë të botës dhe kampioni aktual i botës në boks, Usyk. /Gazeta Express/
Hamza fton bashkatdhetarët të investojnë në Kosovë: Së bashk...
Kevini flet me banorët për debatin me Xuxin
Gjermanisë i nevojiten rreth 288.000 punonjës të huaj deri n...
Vuçiq pyetet për rrezikun real të një lufte me Kosovën: Më k...
Dabiqaj “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Policia arreston tre persona të kërkuar me urdhëresë të Gjyk...