Turqia iu është përgjigjur negativisht kërkesës së Rusisë për lejimin e kalimit të katër anijeve luftarake në përmes ujërave të saj në Detin e Zi.
Të hënën, Ankaraja tha se kishte mbyllur ngushticat e saj të Bosforit dhe Dardaneleve, sipas një pakti të vitit 1936, duke e lejuar atë të frenonte kalimin e disa anijeve ruse.
Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, tha se Turqia i kishte kërkuar Rusisë që të mos dërgonte anijet e saj, para se të etiketonte pushtimin e Ukrainës një “luftë”, duke e lejuar atë ligjërisht të frenonte kalimet sipas Konventës së Montreux.
“Rusia ka thënë se katër nga anijet e saj do të kalojnë ngushticat më 27-28 shkurt, tre prej të cilave nuk janë të regjistruara në bazat në Detin e Zi. Ne i thamë Rusisë të mos i dërgonte këto anije dhe Rusia tha se anijet nuk do të kalonin ngushticat”, tha Cavusoglu.
“Askush nuk duhet të ofendohet nga kjo, sepse Konventa e Montreux është e vlefshme sot, dje dhe nesër, kështu që ne do ta zbatojmë atë” shtoi ai.
Të paktën katër anije ruse – dy destrojer, një fregatë dhe një anije inteligjence – po prisnin vendimin e Turqisë për të kaluar nga Mesdheu. Dy prej tyre, një fregatë dhe një destrojer, kishin kërkuar të bënin udhëtimin këtë javë, raporton Guardian.
Shtetet e Bashkuara shprehën vlerësimin për vendimin e Turqisë për të mbyllur ngushticat. Ambasadori i Ukrainës në Ankara tha se Kievi ishte mirënjohës ndaj Turqisë për zbatimin me përpikëri të paktit./arbresh.info/
Banori i ri mollë sherri mes Xhenetës dhe Gjestit, këngëtari...
Senatori amerikan letër Blinkenit: ShBA t’i mbajë sytë nga K...
Raportohet se Putin ka ftuar Vuçiqin për vizitë në Moskë
Katër ushqime mund të ulin kolesterolin e lartë, pohon një n...
Kosova e mbyll me fitore ndaj Lituanisë kampanjën në Ligën e...
Rikthehet historia me Atillën, Drenusha: Nuk kam ardhur të l...