Usyk: Boksi më përgatiti për skenarë të tmerrshëm, mbrojtja e atdheut është detyrë e imja

09:43 | 2 Mars 2022
A. B.

Kampioni i botës në boksin profesionist, Olseksandr Usyk e ka lënë prapa krahëve pasionin dhe profesionin e tij.

Ukrainasi është rikthyer në atdhe për t’ju bashkuar ushtrisë ukrainase për ta ruajtur vendin e tij pas sulmeve të ashpra të ushtrisë ruse.

“Është detyrë e imja”, ka thënë 35 vjeçari në një intervistë për “Don Riddell”.

Usyk thotë se boksi e ka përgatitur atë për skenarë të tmerrshëm si ky.

Ai insiston se sporti është gjëja e fundit që po e mendon për momentin pasi është i vendosur, nëse është nevoja, ta japë edhe jetën për atdheun e tij.

Fama e Usyk u rrit vitin e kaluar kur e rrahu kampionin e deriatëhershëm të botës, Anthony Joshua.

Krahas tij, në luftë kundër rusëve po marrin pjesë edhe ish-kampionët e botës në boks, vëllezërit Klitschko. /GE/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme