Google ADS

Në bazë të një informacioni inteligjent, policia arreston 47-vjeçarin e kërkuar në Ferizaj

09:17 | 2 Mars 2022
A. B.

Stacioni policor në Kaçanik nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, dje në bazë të një informacioni inteligjent ka arrestuar një person me inicialet Z.L (M/K) i moshës 47 vjeçar.

Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprat penale ‘’Lëndim i lehtë trupor dhe vjedhje e shërbimeve’’ me dënim burgimi prej dyzetë (40) ditëve.

“I njëjti është shoqëruar në stacionin policor në Kaçanik dhe pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit”, thuhet në njoftimin e policisë. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme