Italia ka vënë në gjendje gatishmërie mbi 3 mijë ushtarë.
Kryeministri i Italisë, Mario Draghi , i ka bërë thirrje Rusisë që të heqë dorë nga planet e tij të luftës, transmeton portal arbresh.info
Draghi theksoi se janë miratuar sanksione të paprecedentë dhe nevojiten veprime të forta dhe vendimtare kundër Rusisë, ndërsa ka përsëritur përkrahjen e tij ndaj Presidentit të Ukrainës, megjithatë ai ka theksuar se me Moskën duhet të mbetet i hapur një kanal dialogu.
“Presidentit Zelensky, qeverisë ukrainase dhe qytetarëve të Ukrainës. Italia nuk tërhiqet. Një sulm ndaj lirisë dhe demokracisë është duke u zhvilluar “, tha ai, shkruan Tuscia.
Draghi më pas shpjegoi ndërhyrjet e qeverisë, gjithashtu për të zbutur çdo problem të furnizimit me energji, veçanërisht duke pasur parasysh rrezikun e hakmarrjes ruse.
Në lidhje me gazin të cilin Italia e importon nga Rusia, Draghi ka theksuar se “aktualisht nuk ka shenja të ndërprerjes së furnizimit me gaz”.
“Por është e rëndësishme të vlerësohet çdo mundësi, duke pasur parasysh rrezikun e hakmarrjes dhe një shtrëngim të mundshëm të mëtejshëm të sanksioneve”, shtoi ai./arbresh.info/
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...