Biden: Putin gaboi, mendoi se nuk do reagonim

00:17 | 2 Mars 2022
Trina Galanxhi

Presidenti amerikan Biden në fjalimin e tij për Gjendjen e Bashkimit thuhet se do të kritikojë Presidentin rus Vladimir Putin për një luftë “të paramenduar dhe të paprovokuar”, sipas fragmenteve të publikuara nga Shtëpia e Bardhë.

“Ai hodhi poshtë përpjekjet për diplomaci. Ai mendoi se Perëndimi dhe NATO nuk do të përgjigjeshin”, pritet të thotë Biden.

“Dhe, ai mendoi se mund të na ndante këtu në shtëpi. Putini e kishte gabim, ne ishim gati.”

Fragmentet fillestare të siguruara nga Shtëpia e Bardhë treguan se si fjalimi ka evoluar ditët e fundit si rezultat i pushtimit të Ukrainës./cnn/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme