Sulmi i ri ushtarak në Kharkiv, goditen apartamentet afër spitalit

22:55 | 1 Mars 2022
Trina Galanxhi

Një sulm i ri ushtarak në Kharkiv, Ukrainë, ka goditur një kompleks apartamentesh pranë një spitali, sipas videove që janë gjetur dhe verifikuar nga CNN.

Shpërthimi pranë spitalit vjen disa orë pasi një sulm ushtarak shkaktoi dëme të konsiderueshme në ndërtesën e administratës rajonale të Kharkiv, transmeton portal arbresh.info

Në një video, një zjarr shpërtheu në një kompleks apartamentesh të dëmtuar qartë, që ndodhet pikërisht përballë spitalit.

Kompleksi banesor, sipas CNN, gjendet fare pranë një spitali, teksa ky shpërthim vjen disa orë pasi një sulm tjetër shkaktoi dëme të konsiderueshme në ndërtesën e administratës rajonale të Kharkivit.

Ndryshe, një shpërthim i fuqishëm ndodhi më herët edhe në kryeqytetin ukrainas, Kiev./arbresh.info/

 

https://twitter.com/OSINT_eno/status/1498725980705366021

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme