Google ADS

Ky është biznesmeni kosovar që ofron çdo muaj nga 10 mijë euro për Fondin e Sigurisë

22:15 | 1 Mars 2022
L G

Biznesmeni kosovar, Kushtrim Hoxha, ka falënderuar Qeverinë e Kosovës për ndryshimin e masave kundër COVID-19.

Përmes një postimi në Facebook, Hoxha ka njoftuar se si shenjë falënderimi, do të dhurojë nga 10 mijë euro për çdo muaj për Fondin e Sigurisë.

“Faleminderit shteti jonë i dashur, për çdo muaj nga ne do t’i keni donacion nga 10.000 euro dedikuar për ‘Fondin e Sigurisë’ në Republikën e Kosovës”, ka shkruar Hoxha në Facebook, shkruan arbresh.info.

Kujtojmë se sot Qeveria e Kosovës ka njoftuar për hapjen e Fondit të Sigurisë, ku qytetarët mund të dhurojnë donacione që do të shërbejnë për investime në sigurinë e vendit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme