Presidenti Ilir Meta i bëri sot thirrje Kuvendit të Shqipërisë që të miratojë projektrezolutën për mbështetjen e Ukrainës.
Ai gjithashtu ka përshëndetur rezolutën e miratuar nga Parlamentit Evropian që dënon qartë agresionin rus ndaj Ukrainës.
“Miratimi me 637 vota i kësaj rezolute që prek të gjitha aspektet politike, ekonomike, diplomatike, humanitare, ligjore, si dhe pasojat tragjike që mund të shkaktojë përshkallëzimi i situatës, dëshmon solidaritetin dhe unitetin evropian përballë rrezikut që i kanoset sot jo vetëm Ukrainës por edhe Evropës dhe botës së lirë e demokratike. Përshëndes vëmendjen e shtuar të Parlamentit Evropian edhe ndaj rajonit tonë, çka duhet të na shtojë vigjilencën ndaj çdo tentative për destabilitet nga aktorë jomiqësorë. I bëj thirrje Kuvendit të Shqipërisë që përmes një rezolute të shprehë qartë dhe pa vonesë vullnetin e tij kundër pushtimit të Ukrainës, ngjashëm me vendet e tjera të NATO dhe BE!”, shkruan Meta në Facebook.
Top Channel ka siguruar dokumentin e projektrezolutës që Partia Socialiste i ka dërguar grupeve parlamentare, ku rendit disa pika, ndër të cilat i kërkon qeverisë të vazhdojë angazhimin, në bashkërendim të ngushtë me të gjitha vendet aleate dhe partnere në NATO, BE, dhe me partnerë të tjerë, në mbështetje të Ukrainës.
Në projekt rezolutë thuhet se Kuvendi i Shqipërisë dënon me forcë agresionin ushtarak rus në Ukrainë dhe shkeljen e rëndë nga ana e Federatës Ruse të sovranitetit dhe tërësisë territoriale të Ukrainës, si një akt që dhunon rendin ndërkombëtar, duke shkelur hapur dhe në mënyrë flagrante Kartën e Kombeve të Bashkuara, Aktin Final të Helsinkit, Memorandumin e Budapestit, Marrëveshjet e Minskut, si dhe një sërë dokumentesh të tjerë ndërkombëtarë dhe dypalësh që Rusia ka firmosur me vullnet të lirë.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...