Google ADS

Turqia mbështet anëtarësimin e Kosovës në NATO, Erdogan: Nuk kemi nevojë që të marrim leje nga askush për ta mbështetur anëtarësimin e Kosovës në NATO

18:04 | 1 Mars 2022
L G

Presidenti i Turqisë, Recep Tayipp Erdogan premton se shteti i tij do ta mbështes anëtarësimin e Kosovës në NATO,

Ai deklaroi se s’kanë nevojë që të marrin leje nga askush për ta bërë një gjë të tillë.

Ergodan theksoi se ashtu siç i kanë marrë menjëherë hapat për ta njohur Kosovën si shtet, ashtu do të veprojnë edhe me rastin e aplikimit të Kosovës për tu anëtarësuar në NATO.

“Ne si vend i rëndësishëm i NATO-së nuk shohim asnjë gjë që nuk shkon këtu, për ta mbështetur procesin e Kosovës. Nuk kemi nevojë që të marrim leje nga askush për ta mbështetur anëtarësimin e Kosovës në NATO. Siç i kemi marrë mandat për njohjen e Kosovës ashtu do të marrim hapa edhe për ta mbështetur anëtarësimin e Kosovës në NATO”, tha ai në një konferencë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme