Therja me thikë e 14 vjeçarit në Prishtinë ka nxitur reagime nga krerët e institucioneve.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka bërë një postim në Facebook lidhur me vrasjen e nxënësit 14-vjeçar në Prishtinë, duke thënë se është një lajm i trishtë dhe se është tronditës fakti që tashmë kemi humbur një të mitur pranë ambienteve të shkollës.
Haxhiu shprehet se institucionet tona duhet edhe më tej ta rrisin efikasitetin në të gjitha drejtimet, nga njëra anë duhet të veprojnë organet e rendit, e në anën tjetër duhet forcuar institucionet arsimore.
“Si nënë, ndaj shqetësimin e plotë me të gjithë prindërit, duke kërkuar të shtojmë kujdesin dhe edukimin ndaj fëmijëve. Të gjithë sipas rolit e përgjegjësisë duhet të kujdesemi për ta. Duhet të kujdesemi për njëri-tjetrin. Duhet të kujdesemi për të gjithë”, ka shkruar mes tjerash Haxhiu./arbresh.info/
Regjimenti i Mjekësisë së FSK-së, merr pjesë në një ushtrim ...
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandë...
Parlamenti ukrainas anulon seancën nga rreziku i sulmeve ajr...
Hasani ndan një video me letrat e fëmijëve të diasporës për ...
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion