Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, sot në konferencë për shtyp ka folur në lidhje me gjendjen ekonomike në vend, si dhe rritjen e mundshme të çmimeve për produktet themelore ushqimore.
Ai njoftoi se sot hyn në fuqi vendimi i Qeverisë, për kufizimin e marzhës për produktet ushqimore, duke shtuar se do të vlejë për shitjet në pakicë dhe shumicë.
Bekteshi insistoi se nuk ka rritje të madhe të çmimeve të produkteve ushqimore.
“Nuk ka rritje drastike për të çmimeve të produkteve ushqimore, përkundrazi, ka ulje të çmimit ër perimet dhe frutat”, tha Bekteshi.
Ai ju bëri thirrje qytetarëve që të mos bëjnë panik, ndërsa ju kërkoi që të raportojnë në Inspektoratin e Tregut nëse vërejnë rritje të çmimeve./Telegrafi/
Kurti mori pjesë në përurimin e Bibliotekës së re në Komunën...
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...
AVONET kërkon nga Komuna e Prishtinës anulimin e aktivitetit...
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...