Google ADS

Një raund i dytë i bisedimeve midis Rusisë dhe Ukrainës është planifikuar për nesër

14:59 | 1 Mars 2022
Fjolla Bajraktari

Një raund i dytë i bisedimeve midis Rusisë dhe Ukrainës është planifikuar për nesër, ka thënë agjencia shtetërore ruse e lajmeve Tass, duke cituar një burim nga pala ruse, raporton The Guardian, transmeton arbresh.info.

Raundi i parë i bisedimeve që u zhvillua pranë kufirit Bjellorusi-Ukrainë të hënën përfundoi pas rreth gjashtë orësh pa ndonjë përparim, por të dyja palët ranë dakord për një raund pasues në ditët në vijim./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme