Ministri rus fillon të flasë në konferencën e OKB-së, diplomatët e injorojnë duke u larguar nga salla

13:22 | 1 Mars 2022
A. B.

Përfaqësuesit nga Evropa dhe aleatët e tjerë u larguan sot gjatë një fjalimi në video-lidhje të ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov në konferencën e OKB-së për çarmatimin në Gjenevë.

Një video e postuar nga delegacioni francez ka treguar dhjetëra zyrtarë që largoheshin nga dhoma, teksa Lavrov e nisi fjalimin e tij përmes lidhjes në video.

“Largohuni nga BE-ja dhe partnerët e saj gjatë deklaratës së ministrit Lavrov në Konferencën për Çarmatim këtë mëngjes për të treguar mbështetjen tonë për Ukrainën”, thuhej në reagim.

Gjatë fjalimit të tij në Këshillin e OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Lavrov tha se nuk mori pjesë personalisht për shkak të atyre që i quajti masa të “egra” nga Bashkimi Evropian në zbatimin e sanksioneve ndaj Rusisë, pas pushtimit të Ukrainës. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme